Aktualitet

I veshur shik me ora të shtrenjta, si binin në dashuri me ‘skifterin’ mirditor studentet, skema e mashtrimit

19 Maj 2019, 12:22 Nga DOSJA
I veshur shik me ora të shtrenjta, si binin në dashuri me

 Itali-Detaje të reja kanë dalë nga Klodian Nikolli, 27 vjeç, i cili njihej nga të gjithë si “Doktor K”. Ai akuzohet për vjedhje të shtëpive luksoze në shtetin italian dhe këtë e bënte nëpërmjet mashtrimit. U arrestua dy ditë më parë.

Si i kryente grabitjet Klodian Nikolli?

Ai në pamje të parë dukej një tjetër person nga çfarë ishte në realitetet. Ai vishej me rroba të shtrenjta dhe shfaqej si një ekonomist në profesion. Ai zotëronte një diplomë false në Ekonomi të marrë në Bocconi dhe për këtë diplomë ai thoshte se e kishte marrë me rezultate të shkëlqyera.

Ndaj tij dashuroheshin vajzat studente, pasi ndaj tyre shfaqej si mashkull xhentil me ora dhe parfume të shtrenjta dhe “kujdesej” ndaj tyre. Ai dinte si t’u fitonte zemrat dhe t’i bënte për vete derisa iu futej në shtëpi dhe kryente grabitjet. Më pas ndahej nga ato.

Theksojmë se nuk është hera e parë që ai arrestohet nga policia.  I akuzuar për disa vjedhje të ndryshme në provincën e Lombardisë, Nikolli u depërtua njëherë në Shqipëri në vitin 2016, por më pas u rikthyer sërish në Itali. Pas arestimit në shtëpinë e tij iu gjetën 4 mijë euro dhe objekte të vjedhura me vlerë si piktura, byzylykë floriri dhe ora të ndryshme. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27 vjeç doktor k klodian nikolli 27 vjeç doktor k klodian nikolli

Sondazh

Poll