Aktualitet

Videoja e italianit me “skifterët” shqiptarë, reagon protagonisti: Pipino, ja e vërteta

19 Maj 2019, 10:21 Nga DOSJA
Videoja e italianit me “skifterët” shqiptarë, reagon

Tiranë-Disa ditë më parë u publikua një video ku një italian teksa ecte me makinë në shtetin fqinj, pa dy shqiptarë të cilët me telefon në dorë, të cilët u bënin foto dhe video shtëpive të zonës, teksa shëtisnin.

Nisur nga fakti që shqiptarët njihen si ‘skiftera’ në Itali, i huaji ka ndaluar makinën, ka biseduar me ta dhe i ka filmuar gjithashtu. Ai i pyeti se përse po filmojnë shtëpitë kurse dy shqiptarët i afrohen tek xhami i makinës dhe me një italishte që lë për të dëshiruar, u shprehën se po shëtisnin. (lexo këtu)

Por për këtë video, e cila u bë hit në rrjet ka reaguar një nga protagonistët e videos, shqiptari Besmir Cuci nga Durrësi.

Ai është shprehur në rrjetet sociale se e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që ‘mbretëron’ në rrjetet sociale. Ai shprehet se shqiptarët vdesin për dallavere dhe në shtetin fqinj punon shumë aq sa orën nuk e di kur kthehet nga puna. Ai thekson se bën punë të ndershme.

“Flm për të gjithë shqiptaret se e shoh se sa te dashur jemi si komb sa kurrë se kemi dashur njëri-tjetrin unë jam personi ne fjalë dhe kjo video u bë nga një pipino që mendoi se jemi hajdutë. Ndërsa ne se dimë çfarë orë vim në shtëpi nga puna flm për të gjithë ata patriot qe shajnë se në shqiptarët vdesim për dallavere këtë punë bëj këtu në Itali të ndershme dhe të pastër flm të gjithëve”-shkruan ai në koment.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besmir cuci skifteret shqiptare video e italianit me shqiptarët besmir cuci skifteret shqiptare video e italianit me shqiptarët

Sondazh

Poll