Aktualitet

Dorëheqja e kancelarit austriak, thumbon Bejtja: Më thuaj rastet kur jep dorëheqjen kryeministri të them nga cili vend vjen

19 Maj 2019, 09:05 Nga DOSJA
Dorëheqja e kancelarit austriak, thumbon Bejtja: Më thuaj rastet kur

Tiranë- Kancelari austriak Sebastian Kurz i Partisë Popullore të qendrës së djathtë ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas publikimit të një video-skandali.

“Une nuk erdha ne pushtet per karrigen time. As per te permbushur nje ego. Erdha per te dhene ndihmesen per Austrine por, une nuk mund te qendroj ne pushtet ne kete situate prandaj, sot jap doreheqjen dhe therrase zgjedhje te parakohshme,”- tha Kurz teksa dha dorëheqjen. (lexo këtu)

Por Andi Betja ka reaguar për këtë vendim të Kurz dhe është shprehur se duhen parë se për çfarë raste e jep dorëheqjen kryeministri i një vendi të them nga çfarë vendi vjen.

“Pas dorëheqjes së kryeministrit austriak ja vlen të thuash më thuaj për çfarë raste e jep dorëheqjen Kryeministri i një vendi dhe të them çfarë vendi jeni.”, shprehet Andi Bejtja.  Në këtë mënyrë gazetari ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, pasi mbi qeverinë e ti ka pasur shumë akuza për korrupsion dhe trafik droge.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll