Aktualitet

Kontrolle blic/ I bëjnë eko të burgosurit që vinte nga leja, ja çfarë kishte ‘gëlltitur’ në stomak

19 Maj 2019, 08:42 Nga DOSJA
Kontrolle blic/ I bëjnë eko të burgosurit që vinte nga leja,

KORÇË- Nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, janë kryer disa kontrolle dhe inspektime blic në të gjithë burgjet e vendit.

Si rezultat i aksionit janë kapur 4 telefona celularë, si dhe 22 doza lëndë narkotike, e llojit kanabis.

Mësohet se kanabisi,  iu gjet një të dënuari me iniciale B.L, në burgun e Drenovës, i cili sapo ishte kthyer nga leja shpërblyese,  por në momentin e kthimit në qeli në barkun e tij janë gjetur 22 doza kanabis në një qese plastike.

Ndërsa, telefonat u gjetën gjatë kontrollit të kryer në qelitë e bugut të Peqinit, ku u përkisnin të dënuarëve me iniciale D.H dhe E.H, ndërsa celularët i kishin fshehur në pasijet elektroshtëpiake.

VIJON MARRJA E MASAVE PËR RRITJEN E SIGURISË NË BURGJE

Kapen 22 doza narkotike të gëlltitura dhe 4 aparate celular të fshehura në pajisjet
elektroshtëpiake.

Në kuadër të rritjes së kontrolleve e sigurisë në sistemin e burgjeve dhe në bazë të
informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e SHKBB-së, u konstatua se në datë
18.05.2019 në IEVP Korçë, i dënuari B. L, i sapo kthyer nga leja shpërblyese kishte
transportuar 22 doza narkotike, në qese plastike, duke i gëlltitur. Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera.

Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet proceduriale dhe hetimore për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim" parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së
Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u
gjetën 4 aparate celular të fshehura në pajisjet elektroshtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H.

Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para proceduriale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim" parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis kontrolle ne burgje korce peqin telefona kanabis kontrolle ne burgje korce peqin telefona

Sondazh

Poll