Aktualitet

“Domatet si vipat e bllokut”, FRPD protestë para AKU-së në Durrës për sigurinë ushqimore

19 Maj 2019, 09:29 Nga DOSJA
“Domatet si vipat e bllokut”, FRPD protestë para AKU-së

Durrës- Të rinjtë e FRPD-së protestuan para AKU-së  në Durrës dhe ku gjuajtën me domate godinën e këtij institucioni.

Protesta e cila  u zhvillua përballë ambjenteve  të  “AKU”-së, kishte për qëllim një lloj sensibilizimi dhe ngritjen e pakënaqësive ndaj ushqimeve të pakontrolluara që qarkullojnë në tregjet shqiptare duke filluar nga perimet me pesticide e deri tek produktet e tjera të mishit të pakontrolluara.  “AKU zgjohu” , “Domatet si vipat e bllokut”, ishin disa nga posterat e të rinjve të FRPD-së.

Kujtojmë që pak javë më parë Blendi Çuçi theksoi për sigurinë ushqimore nuk ka vend për alarm pasi sipas tij ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës. Sipas tij barra më e madhe i bie prodhuesit dhe vetëm gjatë 2018 janë vënë 1600 gjoba. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protestë frpd para aku-së siguria ushqimore në vend protestë frpd para aku-së siguria ushqimore në vend

Sondazh

Poll