Bota

Kundër marrëveshjes së Brexit për peshkimin, Franca paralajmëron Anglinë: Do të presim energjinë elektrike në Jersey 

5 Maj 2021, 21:01 Nga DOSJA
Kundër marrëveshjes së Brexit për peshkimin, Franca

FRANCË- Qeveria franceze ka paralajmëruar Anglinë me ndërprerjen e energjisë elektrike në Jersey. BBC shkruan se kjo gjë ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të përshkallëzuar për të drejtat e peshkimit pas marrëveshjes së Brexit. Qeveria franceze ka deklaruar se do të marrin çdo lloj mase të mundshme.

“Më vjen keq që ka ardhur deri te kjo por ne do ta bëjmë nëse do të duhet,” thuhet në njoftim.

Peshkatarët francezë janë ankuar se nuk mund të kryejnë veprimtarinë në ujërat britanike për shkak të vështirësive në marrjen e licencave. Për shkak të marrëveshjes së Brexit, Jersey ka fuqinë e vetme për të lëshuar licencat dhe që nga java e kaluar të gjitha anijeve të peshkimit u kërkohet të kenë licencë për të operuar atje.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota brexit france angli brexit france angli

Sondazh

Poll