Bota

Pasi shtoi Kosovën në hartë, Apple Maps bën përkthimin e emërtimeve në gjuhën shqipe

5 Maj 2021, 19:47 Nga DOSJA
Pasi shtoi Kosovën në hartë, Apple Maps bën përkthimin

KOSOVË-Apple Maps pasi ka shtuar Kosovën në hartë, pas një peticioni, i cili nisi si një nismë e thjeshtë nga 20-vjeçarja Megi Cara, që bëri të mundur që Kosova të njihet në aplikacionin Apple Maps, tashmë ka rregulluar emërtimet e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës.

Pasi emri i shtetit të Kosovës u vendos në Apple Maps, emrat e qyteteve dhe fshatrave kishin mbetur ende në gjuhën serbe, por ato kanë ndryshuar dhe janë bërë të gjitha në gjuhën shqip. Po ashtu, janë përmirësuar edhe disa prej lokacioneve te cilat veçse ishin te rregulluara tashme në shqip, si: Prishtina-Prishtinë, Mitrovica-Mitrovicë, Peja-Pejë dhe disa qytete tjera.

Por jo të gjitha emrat kanë ndryshuar dhe janë bërë në gjuhën shqipe. Emrat e disa lumenjve dhe liqeneve në Kosovë janë ende në gjuhën serbe dhe duket se po punohet që edhe ato të ndryshojnë dhe të shënohen në gjuhën shqipe.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora apple maps emertimi i qytetev te kosoves ne maps kosova ne maps apple maps emertimi i qytetev te kosoves ne maps kosova ne maps

Sondazh

Poll