Bota

Protesa anti-qeveritare në Kolumbi, 19 persona vriten dhe mbi 800 persona janë plagosur, ndërkombëtarët bëjnë thirrje pë

5 Maj 2021, 20:16 Nga DOSJA
Protesa anti-qeveritare në Kolumbi, 19 persona vriten dhe mbi 800 persona

KOLUMBI- Protesta të shumta anti-qeveritare kanë shpërthyer në Kolumbi. Geo.tv shkruan se protestat në Kolumbi kanë filluar për shkak të një reforme të propozuar për taksat. Në protesta kanë marrë pjesë mijëra njerëz, të cilët kanë bllokuar të gjithë rrugët kryesore të vendit si dhe demostratat më të mëdha po mbahen në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Deri tani nga protestat e shumta kanë humbur jetën 19 persona dhe janë plagosur 846 qytetarë dhe policë. Ministria e Mbrojtjes në vend ka vendosur 47,500 policë dhe ushtarë në të gjithë vendin, ku vetëm në Cali janë 700 ushtarë, 500 oficerë policie, ndërkohë që 1,800 policë të tjerë dhe dy helikopterë janë vënë në veprim.

Thirrje për qetësi

Zyra e Komisionerit të Lartë të KB për të Drejtat e Njeriut shprehu “tronditje të thellë” të Martën gjatë një incideni brenda natës në Cali në të cilin policia dyshohet se “hapi zjarr” ndaj demonstruesve, duke raportuar se vrau dhe plagosi disa.

“Ajo që mund të themi qartë është se kemi marrë raporte dhe kemi dëshmitarë, për përdorimin e tepruar të forcës nga oficerët e sigurisë, të shtënat, rrahjet e demonstruesve dhe gjithashtu arrestimet,” u tha zëdhënësja Marta Hurtado.

OKB gjithashtu u bëri thirrje për qetësi përpara tubimeve të reja, duke thënë se forcat e sigurisë duhet të përdorin armët e zjarrit vetëm si një mundësi e fundit, kur përballen me një kërcënim të menjëhershëm të vdekjes ose plagosjes serioze.

Bashkimi Evropian gjithashtu dënoi vdekjet e raportuara. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se ishte një përparësi për të ndaluar përshkallëzimin e dhunës “dhe për të shmangur çdo përdorim joproporcional të forcës nga forcat e sigurisë”.

Për protestat në në Kolumbi, ka reaguar edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në SHBA, Jalina Porter, e cila nënvizoi të drejtën e të gjithë njerëzve për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Dhuna dhe vandalizmi është një abuzim i kësaj të drejte. Në të njëjtën kohë, ne kërkojmë përmbajtje maksimale nga forcat publike për të parandaluar humbjen shtesë të jetës,” tha ajo.

Këto protesta janë më të dhunshme dhe të mëdha që po mbahen në Kolumbi kundër qeverisë së Presidentit Ivan Duque.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ivan duque jalina porter marta hurtado peter stano protesta ne kolumbi ivan duque jalina porter marta hurtado peter stano protesta ne kolumbi

Sondazh

Poll