Kaq ishte liria! Kadri Veseli rikthehet në Hagë pas vizitës tre ditore në Kosovë, pas lë të atin e sëmurë
5 Maj 2021, 18:25Nga DOSJA
HAGË –Ish-Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Hagë ditën e sotme. Këtë lajm e ka konfirmuar Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep.
“Sot, Kadri Veseli është transferuar pas në Hagë dhe ka arritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, është shprehur ajo.
Veseli qëndroi tre ditë në Kosovë që nga data 2 maj, ku është liruar për vizitë, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij. Gjatë gjithë kohës ai ka qënë nën mbikqyrjen e forcave policore dhe EULEX deri në momentin e nisjes, paradites së sotme kur ai është nisur për sërish në paraburgim në Hagë.
Ai akuzohet nga gjykata e Hagës për krime lufte si ish-lider i UÇK-së dhe ndodhet në paraburgim, që nga nëntori i vitit të shkuar.
(e.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku nje grua 47-vjeçare i vë flakën shtëpisë së saj ku Brenda ndodhej një grua.Sipas Daily Mail, në videon...
LONDRA- Grupi i Shtatë demokracive të pasura janë mbledhur për të diskutuar mënyrat e përballjes së sfidave nga Kina dhe Rusia pa u përpjekur të përmbajë Pekini...
FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.Ngj...
KROACI- Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të mërkurën se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm të ish presidentit të Kosovës Hashim Tha&cce...
KANADA- Kanada ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer koronavirus për fëmijë nga mosha 12 deri në 15 vjeç. BBC shkruan se Kanada është vendi i parë q...
STAMBOLL– Bayram Mammadov, aktivisti i opozitës Azerbajxhan është gjetur i vdekur në Stamboll ditën e djeshme mes rrethanave të paqarta.Sipas mediave, trupi i M...
INDONEZI- Punonjës të një kompanie farmaceutike janë arrestuar në Indonezi për dyshimin se kanë larë dhe rishitur pajisjet e përdorura të testeve të hundës Covi...