Bota

Ulet në karrige dhe shijon pamjen e shtëpisë nën flakë, gruaja e djeg qëllimisht banesën në bodrum të së cilës ndodhe

5 Maj 2021, 18:06 Nga DOSJA
Ulet në karrige dhe shijon pamjen e shtëpisë nën flakë,

SHBA-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA ku nje grua 47-vjeçare i vë flakën shtëpisë së saj ku Brenda ndodhej një grua.

Sipas Daily Mail, në videon e bërë nga një banor i zonës duket që gruaja që djeg shtëpinë e cila quhet Gail Metwally, bën debat mebjë burrë fillimisht që nuk dihet se kush është, e më pas me një grua e cila ndodhet në shtëpi në kohën kur Gail i vë flakën shtëpisë.

Pasi i vë flakën, ajo ulet në karrige jashtë shtëpisëme kapelle në kokë, me një libër në dorë dhe vëshgonte flakët, rreth 50 milje në veri-lindje të Baltimore. Ndërkohë që në bodrumin e shtëpisë ndodhej një zonjë që kërkonte ndihmë dhe banorët e zonës e ndihmuan duke e nxjerrë nga dritarja.

Një burrë i paidentifikuar rrëfen videon ndërsa flakët shpërthejnë në shtëpi brenda disa minutash. “O Zoti, kjo nuk po ndodh tani! Ajo ndezi shtëpinë! Oh Zoti im! Në të vërtetë nuk u besoj dot syve. Unë në të vërtetë nuk mund ta besoj atë, dhe ajo është ulur atje thjesht duke u dridhur”- duke parë shtëpinë duke u djegur!’

Dëshmitarët u thanë hetuesve se ata panë Metwally duke vendosur zjarre të shumta brenda shtëpisë përpara se të ulej në karrige, sipas një njoftimi për shtyp nga Zyra e Marshallit të Zjarrit të Shtetit.

“Pas disa minutash, Metëally u largua nga vendi i ngjarjes,” thane ata.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gruaja i ve flaken shtepise shba gruaja i ve flaken shtepise shba

Sondazh

Poll