E rëndë! E djeg të gjallë në mes të qytetit, 44-vjeçari masakron ish-bashkëshorten
5 Maj 2021, 16:59Nga DOSJA
FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac , pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore, ku nëna e tre fëmijëve është ndjekur nga burri i saj i cili e ka goditur në këmbë, e ka lagur me benzinë e më pas i ka vënë flakën në mes të rrugës raportojnë mediat.
31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre të moshës tre, shtatë dhe njëmbëdhjetë vjeç, të cilët jetonin me nënën e tyre.
Dyshohet se 44-vjeçari pak kohë më parë i kishte vënë flakën banesës së ish bashkëshortes dhe fëmijët nuk kanë akoma një shtëpi për strehim, të cilët për momentin ndodhen në kujdesin e autoriteteve që i mbajnë nën kontroll për traumën që kanë kaluar.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, ku i është sekuestruar një rrip i mbushur me municione luftarake.
(e.k/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KROACI- Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të mërkurën se nuk ka ofruar garanci për lirimin e përkohshëm të ish presidentit të Kosovës Hashim Tha&cce...
KANADA- Kanada ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer koronavirus për fëmijë nga mosha 12 deri në 15 vjeç. BBC shkruan se Kanada është vendi i parë q...
STAMBOLL– Bayram Mammadov, aktivisti i opozitës Azerbajxhan është gjetur i vdekur në Stamboll ditën e djeshme mes rrethanave të paqarta.Sipas mediave, trupi i M...
INDONEZI- Punonjës të një kompanie farmaceutike janë arrestuar në Indonezi për dyshimin se kanë larë dhe rishitur pajisjet e përdorura të testeve të hundës Covi...
SHBA-Fondacioni Bill & Melinda Gates është “një organizatë jofitimprurëse që lufton varfërinë, sëmundjet dhe pabarazinë në të gjithë botën”dhe të dy Bill dh...
KOSOVË -Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren ku një grua 35 vjeçare ka bërë padi në policinë e Prizrenit per dhunim seksual.Ajo kishte shku...
BRITANI– Këngëtari Nick Kamen, i cili ka qenë për një kohë të gjatë imazh i ‘Levis’ është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.Lajmin për vdekjen e paprit...