Bota

I pajetë në det, aktivisti i opozitës në Azerbajxhan gjendet në Stamboll

5 Maj 2021, 15:17 Nga DOSJA
I pajetë në det, aktivisti i opozitës në Azerbajxhan gjendet

STAMBOLLBayram Mammadov, aktivisti i opozitës Azerbajxhan është gjetur i vdekur në Stamboll ditën e djeshme mes rrethanave të paqarta.

Sipas mediave, trupi i Mammadov u gjend në det dhe kjo gjë u lajmërua nëpër rrjete sociale nga miqtë e tij. Policia po heton rastin dhe po shqyrton të gjitha shkaqe e mundshme që kanë çuar në këtë ngjarje.

Mammadov, së bashku me një aktivist tjetër pro-demokracisë, Giyas Ibrahimov, dolën në tituj në maj 2016 pasi pikturuan “Gëzuar Ditën e Skllevërve” në një monument në Baku presidentit të ndjerë Heydar Aliyev, babait të presidentit aktual.

Të dy më pas u dënuan me 10 vjet burg për akuza droge, të cilat të dy i kanë mohuar. Mammadov kishte thënë se ishte torturuar për të bërë një rrëfim.

Amnesty International i ka njohur të dy aktivistët si të burgosur të ndërgjegjes, duke thënë se akuzat e drogës kundër tyre ishin sajuar me qëllim që të ndëshkoheshin për aktivitetet e tyre politike.

Në Mars 2019, Presidenti Ilham Aliyev fali Mammadov dhe Ibrahimov në një amnisti së bashku me më shumë se 400 njerëz të cilët ishin dënuar për krime në vendin e Kaukazit të Jugut.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bayram mammadov stamboll bayram mammadov stamboll

Sondazh

Poll