Bota

Skenë terrori në Brazil/ Sulmuesi 18 vjeç vret me thikë tre fëmijë dhe dy punonjëse në çerdhen e kujdesit ditor

5 Maj 2021, 16:02 Nga DOSJA
Skenë terrori në Brazil/ Sulmuesi 18 vjeç vret me thikë

BRAZIL-  Një 18-vjeçar duke përdorur një hanxhar vrau të martën dy gra dhe tre foshnje njëvjeçare në një qendër ditore në shtetin jugor të Brazilit të Santa Catarina. Dailymail raporton se pasi goditi mësuesit dhe të vegjëlit, adoleshenti plagosi veten.

I dyshuari i cili nuk është emëruar, hyri në qendrën Aquarela në qytetin Saudades pak para orës 9.30 të mëngjesit me kohën lokale dhe sulmoi viktimat,- tha delegatit të policisë rajonale të Chapecó, Ricardo Newton Casagrande.

Autoritetet e gjetën atë të shtrirë në dysheme brenda një prej dhomave të qendrës dhe e vendosën nën arrest para se ta çonin në një spital në Pinhalzinho, pak jashtë Saudades. Viktimat e rritura u identifikuan nga autoritetet si Keli Adriane Aniecevski, 30 vjeç dhe Mirla Renner, 20. Fëmijët ishin Sarah Luiza Mahle Sehn, Murilo Massing dhe Anna Bela Fernandes de Barros.

Autoritetet kontrolluan shtëpinë e të dyshuarit dhe zbuluan dy pako me thika të reja. Sekretarja komunale e arsimit Gisela Hermann tha se ajo arriti në qendrën e kujdesit ditor Aquarela por nuk mund të hynte në dhomë sepse ishte e mbyllur.

Ne arritëm atje, një skenë terrori. Unë arrita të hyj në shkollë. Ishte një djalë i shtrirë në dysheme, por ende gjallë, një mësues i vdekur, një fëmijë i vdekur gjithashtu. Dhoma ishte e mbyllur, ata nuk na linin të hynim, ‘- tha Hermann.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota gisela hermann ricardo newton casagrande.  vriten tre femije dhe dy mesuese ne nje cerdhe ditore ne brazil gisela hermann ricardo newton casagrande.  vriten tre femije dhe dy mesuese ne nje cerdhe ditore ne brazil

Sondazh

Poll