Komisioni i Ligjeve e njoftoi për nismën për shkarkim, Meta: S’ka asnjë sqarim megjithatë takohemi me 10 maj
TIRANË– Presidenca i ka kthyer përgjigje nismës së maxhorancës për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e kreut të shtetit. Me anë të një dokumenti zyrtar, Presidenca pretendon se në dokumentin me firmat e deputetëve nuk jepet asnjë njoftim apo sqarim lidhur me arsyet se përse dërgohet, por është shprehur gati që të paraqitet në Komisionin e Ligjeve më 10 maj. Por Meta gjithashtu kërkon zbardhjen e disa ngjarjeve të tjera gjatë fushatës elektorale, duke përmendur plagosjen në Kavajë; vrasjen e Elbasanit dhe përplasjen më 14 mars, po në të njëjtin qytet.
“Pra, kush e nxiti krimin? Kush i mbrojti personat me precedentë penalë? Përse nuk u hetuan dhe ndaluan në kohë? Nga këtu duhet ta nisi Kuvendi! Këtyre pyetjeve duhet t`i japë përgjigje Kuvendi! A ishin personat me precedentë penalë që shoqëruan Kryeministrin në Ditën e Verës dhe që ushtruan dhunë ndaj mbështetësve të opozitës në 14 mars, të njëjtë me personat që u kallëzuan nga Partia Demokratike në SPAK në datë 7 prill, dhe po të njëjtët ata që u përfshinë dhe nxitën konfliktin në ngjarjen e Elbasanit të datës 21 prill?!Ndërkohë që në ngjarjen e 21 prillit 2021, ishin të pranishëm drejtues të Policisë së Shtetit dhe efektivë të saj, pse Policia e Shtetit nuk ndërhyri, por u lejua largimi i personave të përfshirë nga vendi i krimit? Përse organet ligjzbatuese (Policia dhe Prokuroria) dhanë dy versione të ndryshme për ngjarjen? Kjo çështje patjetër që duhet zbardhur!,”-shkruhet ndër të tjera në përgjigjen zyrtare.
Kjo është hera e dytë që PS-ja përpiqet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, me pretendimin se ka ndërhyrë në zgjedhje. Herën e parë gjithçka nisi pasi Meta nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme. Kulmi arriti kur Presidenti nuk pranoi të dekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, doli në konkluzionin, se kreu i shtetit ka shkelur kushtetutën me dy dekretet e tij, por nuk çojnë domosdoshmërisht në shkarkimin, e tij, por duhet marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen. Sipas Komisionit, veprimet e Metës nuk kanë pasur pasoja të rënda për vendin. Pas deklaratës së Komisionit, Meta dhe Ruçi zhvilluan një takim dhe u zotuan se do të vijonin punën së bashku.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
Dokumenti “Non paper/ Rama ironizon: Do ulim prodhimin e historisë, s’duhet të riballkanizohemi
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat për ndikimin e tij në të ashtuquajturin “non paper”. Në një konferencë për shtyp me komisionerin për Zgje...
A do të kërkojë Shqipëria pasaportë vaksinimi? Rama: Nuk do vendosim asnjë kusht e asnjë pengesë
TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se Shqipëria nuk do të vendosë asnjë kusht për ata që duan të vijnë në vend. Kjo deklaratë, erdhi pas pyetj...
‘Shkuesi’ bëhet Varhelyi! Rama dhe Basha rastisin në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, mister nëse ka pasur bisedim
TIRANË– Mbërritja e komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi në Tiranë duket se ka ka bërë bashkë Ramën dhe Bashën. ‘Faxnews’, raporton se në momentin ku...
Hera e parë para një ndërkombëtari/ Rama i bën sërish thirrje ndaj Bashës: Të kthehet me këmbë në tokë, PD është e
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish, por sot për herë të parë para një ndërkombëtari, ftesën e tij nga kundërshtarit politik, Lulzim Basha. ...
A ekziston “non paper”? Komisioneri Varhelyi: Do ishim të shqetësuar, e dimë shumë mirë ku na çon… Dokumenti iu shë
TIRANË– Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi e ka mohuar ekzistencën e dokumentit “non-paper”, të publikuar disa ditë më parë në mediat kosovare ku fl...
Varhelyi mesazh të fortë palëve: Pa parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit në BE!
TIRANE– Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi i ka dërguar një mesazh të qartë palëve politike në Shqipëri. Komisioneri tha se pa një...
“Duam të shohim parregullsitë”/ Varhelyi i prerë për zgjedhjet e 25 prillit: Duam rezultate të qarta apo blerjen e vota
TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ishte i prerë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Në fjalën e tij, krah kryeministrit Edi ...
Dita e Dëshmorëve, Meta mesazh nga varrezat: Sot t’i nderojmë! Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të shkurtër para mediave nga varrezat e Dëshmorëve. Në fjalën e tij, kreu i shtetit u shpreh se sot është ...
Incidenti në fjalimin e Oliver Varhelyit! Komisioneri flet për ndikimin e BE-së, ndërhyn “Turqia”: Të presim pak…
TIRANË– Fjalimi i Komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi është ndërprerë nga një aeroplan në pistën e Rinasit. Pikërisht në momentin kur Varhelyi fliste...