Aktualitet

Guljelm Radoja s’ia doli dot! Prej dy ditësh në intubim, aktori ndërron jetë tek ‘Shefqet Ndroqi’ 

5 Maj 2021, 07:20 Nga DOSJA

TIRANË– Humbje e madhe për artin shqiptar! Aktori i njohur Guljem Radoja ka ndërruar jetë në spitalin COVID-2 pas dy ditësh në intubim. Pandemia e koronavirusit i ka marrë artit shqiptar një tjetër margariar, aktorin që fitoi zemrat e publikut me filmin “Kush vdes në këmbë”, pas një muaji luftë me virusin.

Lajmi u konfirmua mëngjesin e sotëm nga vetë djali i tij, Redi Radoka, i cili nuk u kursye me fjalët e ndjera për të atin që ndërroi jetë. Pas tij nuk kanë munguar as reagimet e kolegëve që ndanë jetën në skenë me të. 

Alarmi për gjendjen e tij të rëndë u dha fillimisht nga kolegët që kërkuan nga shteti që Radoja të dërgohej për kurim jashtë vendit, por më pas u mësua se gjendja e tij shëndetësore nuk ia lejonte. Ai mundi që të transpostohej nga spitali COVID i Durrësit, për tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pas “luftës” së gjatë me vdekjen, Radoja nuk ia doli dhe tanimë do t’i bashkohet humbjeve të tjera nga pandemia si: Muharrem Fejzo, Arben Bajo, Koço Devole dhe Kujtim Prodani.

Radoja, ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare duke lënë pas një “perlë” në kinematografinë shqiptare. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970, ndërsa nga ky moment nuk u ndal më.  Më pas ai shkëlqeu me role të tjera dhe të paharrueshme si Tenente Gurabardhit në filmin “Në fillim te verës”, apo ai i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja”. Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet guljem radoja vdes guljem radoja guljem radoja vdes guljem radoja

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2021, 05:33

Papunësia shënoi rritje në vitin 2020-s, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë në aktivitetet ekonomike, por ndërkohë paga mesatare vijoi rritjen. INSTAT ka publ...