Aktualitet

Plagosi me armë zjarri pronarët e banesës gjatë grabitjes në Allias, arrestohet pas një viti Markeljan Cungu, autor i mbi

5 Maj 2021, 07:54 Nga DOSJA
Plagosi me armë zjarri pronarët e banesës gjatë grabitjes

TIRANË– Ditën e sotme është arrestuar Markeljan Cungu, i cili plagosi me armë zjarri pronarët e banesës gjatë grabitjes në Allias.

Cungu u ndalua nga komisariati nr. 4 pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar i dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 25 vite burg, për armëmbajtës pa leje, vjedhje me dhunë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi i policisë: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ekzekutimi i vendimit, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar, i ekstraduar nga Kosova, Markeljan Cungu, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 25 vite  burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Kush është Cungu, ‘E shkuara e errët’

Vetëm 24vjeç, Cungu mban rekord për numrin e vjedhjeve dhe grabitjeve në vend, duke u shoqëruar për herë të parë në Polici që në moshën 9-vjeçare. Kur kishte vetëm 25 ditë që ishte liruar nga burgu, kreu grabitjen e radhës në familjen Laze në Allias të Tiranës, ku u dhunuan dhe torturuan dy të zotët e shtëpisë, Afërditën dhe Petritit.

Në kronikën e asokohe, kur ishte vetëm 10 vjeç ai shprehej: Vjedh kot, që të kem lekë. I marr në teleferik dhe pishina. Ndërsa i ati një mësues bio-kimie, Petrit Cungu kërkonte ndihmë nga shteti për reabilitimin e të birit.

Cungu në vitin 2016 u kthye nga Gjermania, por u arrestua sërish nga policia e Tiranës asokohe si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni sapo kishte lënë qelinë po për të njëjtën vepër penale. Cungu njihet në kartotekat kriminale si personi që ka kryer më tepër grabitje. Vetëm në komisariatin nr. 3 mbi 70 vjedhje dhe grabitje, ndërsa në komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 500 vjedhjeve.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet markeljan cungu markeljan cungu

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2021, 05:33

Papunësia shënoi rritje në vitin 2020-s, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë në aktivitetet ekonomike, por ndërkohë paga mesatare vijoi rritjen. INSTAT ka publ...