Aktualitet

5 Maji, Shqipëria nderon sot Dëshmorët e Kombit! Politika bëhet bashkë, Meta e Ruçi krah për krah përulen tek “Nëna S

5 Maj 2021, 06:58 Nga DOSJA
5 Maji, Shqipëria nderon sot Dëshmorët e Kombit! Politika

TIRANË– Sot 5 maj! Shqipëria kujton “Ditën e Dëshmorëve të Atdheut”, ku figura të larta të shtetit janë përulur para atyre që dhanë jetën për vendin. “5 Maji” është vendosur të jetë dita e Dëshmorëve pasi përkon me vrasjen e Qemal Stafës, një prej të rinjve më të angazhuar përgjatë luftës NacionalÇlirimtare. 

Varrezat janë vizituar fillimisht nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe disa figura të rëndësishme të partisë së tij. Basha vuri tufa me lule në vendin ku prehet Azem Hajdati, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan. Më pas u përul para varrit të dëshmorit të Atdheut, Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa së bashku kanë shkuar presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe dy ministrat e kabintetit Rama, Niko Peleshi dhe Olta Xhaçka. Kreu i shtetit u shpreh se kishte vendosur lule mbi varrin e Qemal Stafës, Margarita Tutulanit, Vojo Kushit dhe Perlat Rexhepit. Sot, në nderime ka munguar kryeministri Edi Rama, i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp paralelisht me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi. 

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Më pas, u ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”. 

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet 5 maji dita e deshmoreve 5 maji dita e deshmoreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Maj 2021, 05:33

Papunësia shënoi rritje në vitin 2020-s, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë në aktivitetet ekonomike, por ndërkohë paga mesatare vijoi rritjen. INSTAT ka publ...