Politike

Këmbëngul Bujar Nishani: Basha të pranojë humbjen e të largohet, në PD duhet vënë alarmi

4 Maj 2021, 19:43 Nga DOSJA
Këmbëngul Bujar Nishani: Basha të pranojë humbjen e të

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani ka kërkuar sërish largimin e Lulzim Bashës nga PD-ja.

I ftuar në “Përballë”, Nishani ka thënë se ka ardhur koha që Basha të dalë e të marrë përgjegjësinë për humbjen që ka pësuar dhe të tërhiqet.

Nishani shtoi më tej se në PD është bërë për tu vënë alarmi sepse kjo gjë tregon që nuk do të kemi një alternative tjetër qeverisjeje, por vetëm një Opozitë formale. 

“Duhet marrë përsipër humbja. Kjo është një kulturë për të cilët duhet të kultivojmë veten tonë dhe pastaj kur të jemi përballë të tjerëve do të veprojmë me të njëjtin standard. Pati një qëndrim nga Basha i cili refuzoi të merrte përgjegjësinë politike, konstatoi se ishin humbur zgjedhjet. Në momentin kur Basha doli dhe konfirmoi humbjen dhe nuk mori asnjë përgjegjësi por nënvizoi faktin se do të vazhdonte të mbante të njëjtin temp dhe model. Atëherë është detyra e kujtdo në PD për të vënë alarmin pasi rrezikojmë të mbetemi pa alternativë qeverisëse. Mund të kesh opozitë formale por nuk ke alternativë qeverisëse.

Nuk kemi asnjëherë tjetër rast kur humbësi është i përsëritur. Humbi në 2015. Humbi në garën e parë elektorale politike në 2017. U thanë të njëjtat gjëra si sot që na i kanë vjedhur. U dha garanci se këto nuk do ndodhi më. Në vitin 2019 nuk u hy në garë për të shmangur një humbje të dorëzuar në tavolinë. Në rastin e katërt humbje politike me të njëjtat argumente dhe shfajësime. Problemi është se duhet të ketë një projekt që ta mundë Edi Ramën dhe jo ta ndryshojë atë. Mendoj që në 8 vite Basha nuk arriti të përmbushte projektet e tij për të rrëzuar Ramën. Nuk do arrijë as në 18 vite. Basha duhet të japë ndihmesën që në PD të nisë një projekt i ri. Kjo vjen kur kryetari merr përgjegjësinë politike,”- tha Nishani.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bujar nishani doreheqja e lulzim bashes bujar nishani doreheqja e lulzim bashes

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 19:40

TIRANË– Analisti Andi Bushati nuk është përmbajtur teksa ka folur për nisjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. I ftuar në “Open”, Bu...