Aktualitet

Donacion i BE, vijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech në Shqipëri 

4 Maj 2021, 19:43 Nga DOSJA
Donacion i BE, vijnë 11 mijë e 700 doza të vaksinës

TIRANË- 11, 700 doza vaksina të Pfizer/BioNTech kanë ardhur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama shkruan se këto vaksina kanë ardhur si pjesë e kontratës së vendit tonë me Pfizer, si dhe nga donacioni i Bashkimit Evropian për vendin tonë.  

Postimi i plotë:

11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 dhe një sasi e parë 4680 nga mbështetja e Bashkimit Europian

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 537 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi vijne 11 700 doza vaksinash ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi vijne 11 700 doza vaksinash ne shqiperi

Sondazh

Poll