Aktualitet

Manastirliu publikon shifrat: Mbi 19 mijë qytetarë janë vaksinuar sot

4 Maj 2021, 18:41 Nga DOSJA
Manastirliu publikon shifrat: Mbi 19 mijë qytetarë janë vaksinuar

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat ditore të të vaksinuarve në vend. Me anë të një postimi në Twitter, ajo shkruan se sot janë kryer 19, 886 vaksinime.

Ndërsa nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë vaksinuar në total, 537, 837 qytetarë. Sipas ministres, fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” po ecën me hapa të shpejta dhe të sigurta.

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë. Aktualisht ka nisur shpërndarja e dozave tek moshat mbi 60 vjeç. Në vendin tonë janë imunizuar bluzat e bardha, janë vaksinuar gazetarë, efektivë policie, mësues e pedagogë. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manalstirliu nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manalstirliu

Sondazh

Poll