Del bilanci i Covid-19, shënohen 3 viktima dhe 51 raste të reja
4 Maj 2021, 15:23Nga DOSJA
TIRANË– 3 viktima dhe 51 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Nga 2389 testime, kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë, ndërsa janë shëruar 834 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i MSH:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (04 Maj 2021) Raste të reja ditore 51 Të shëruar në 24 orë 834 Të shtruar në spitale 116 Humbje jete në 24 orë 3 Testime ditore 1,995
Testime totale 643,963 Raste pozitive 131,327 Raste të shëruara 112,626 Raste Aktive 16,299 Humbje jete 2,402
TIRANË- Padia e Presidentit Ilir Meta për shembjen e Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet në datën 3 qershor nga Gjykata Kushtetuese. Në njoftimin Gjykatës Ku...
TIRANË– Dosja.al ka siguruar pamjet e momentit kur njëri nga dy autorët që grabitën 30 milionë lekë të vjetra nga duart e 55-vjeçarit Qani Zili para...
Gjatë viteve të fundit të jetës L., sa herë i takonte vajzat, dhëndurët nipat dhe mbesat, iu thoshte vetëm një amanet. “Kur të vdes, mbasi të mbushen 40 ditë, d...
DURRËS– Disa banorë nga zona e ish-Kënetës në Durrës kanë dalë në protest ditën e sotme, pas shembjes së disa banesave dhe bizneseve.Mësohet se prishja e o...
Drejtuesja e zyrës në Tiranë të Fondacionit gjerman “Friedrich Ebert”, Stine Klapper, për DW thotë, se shpreson që forcat politike kryesore do të gjejnë një mën...
TIRANË– Parashikimi i motit nga sinoptikanët e SHMU ditën e nesërme paraqitet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me vranësira dhe in...
TIRANË– Pas kërkesës për 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, SPAK ka kërkuar konfiskimin e 22 pasurive me vlerë 82.4 mln lekë. Në kërkesën...
TIRANË– Drejtuesit e stërvitjes “Defender Europe 21” zhvilluan sot në portin detar të Durrësit ceremoninë e Ditës së Vizitorëve të Shquar. Komandanti...
TIRANË– Një vdekje misterioze ishte ajo e shqiptares Sonila Cani në Torino të Italisë më 21 Mars, ku 22-vjeçarja, nënë e një fëmije, u gjet e vetëva...