Aktualitet

“Për herë të parë në Evropë që nga Lufta e dytë Botërore”/ Ambasada amerikane publikon fotot nga nisja e stërvitje

4 Maj 2021, 16:36 Nga DOSJA
“Për herë të parë në Evropë që nga

DURRËS- Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme disa foto nga nisja e stërvitjes së përbashkët Shqipëri-SHBA, “Defender Europe 21”. Në fotot e publikuara nga ambasada, shihen gjeneralët e SHBA-së në Shqipëri Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, ambasadorja Yuri Kim, dhe Krteministri Edi Rama.

Postimi i plotë:

Si pjesë e Ceremonisë së Hapjes #DefenderEurope 21 dhe Ditës së Vizitorëve të Shquar në Portin e Durrësit, Gjeneralët e Shteteve të Bashkuara Tod Wolters, Jeffrey Harrigian dhe Christopher Cavoli, Ambasadorja Yuri Kim dhe personalitete të tjera dolën në det me anijet e Rojes Bregdetare Shqiptare për të parë shkarkimin e automjeteve si pjesë e Operacionit të Përbashkët Logjistik nga anija në breg. Ky operacion, i cili lejon ushtrinë të zhvendosë strategjikisht forcat në breg kur anijet nuk janë në gjendje të hyjnë në porte, po provohet për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet “defender europe 21” christopher cavoli edi rama jeffrey harrigian tod wolters yuri kim “defender europe 21” christopher cavoli edi rama jeffrey harrigian tod wolters yuri kim

Sondazh

Poll