Bota

Në veri të Kosovës sot zgjedhjet e jashtëzakonshme në 4 Komuna

19 Maj 2019, 07:38 Nga DOSJA
Në veri të Kosovës sot zgjedhjet e jashtëzakonshme në 4

Kosovë- Ditën e sotme në 4 komuna në Kosovë, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet janë hapur që në mëngjes dhe se votimi po zhvillohet me qetësi.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve.  Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull”, njoftoi KQZ.

Në zgjedhjet për kryetarë të këtyre komunave janë kandidatët nga Lista Serbe, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kandidatët në garë:

Në garë për kryetar të Leposaviqit janë Fisnik Veseli nga Lëvizja Vetëvendosje, Shaqir Hetemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Zoran Todiq nga Lista Serbe.

​Në Zubin Potok garojnë Liridona Kahrimani nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Mehmeti nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Sërxhan Vulloviq nga Lista Serbe.

Në Zveçan, për kryetarin e kësaj komune garojnë, Avdi Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Vuçina Jankoviq nga Lista Serbe. Kurse, në Mitrovicën e Veriut garojnë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mitrovicën e veriut zgjedhjet në 4 komuna në kosovë zgjedhjet ne veri te kosoves mitrovicën e veriut zgjedhjet në 4 komuna në kosovë zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll