Bota

Makthi i amerikanëve, vrau 32-persona me shpatë samurai, Gibson: Ekzekutimin e parë e bëra kur isha 12-vjeç

19 Maj 2019, 06:33 Nga DOSJA
Makthi i amerikanëve, vrau 32-persona me shpatë samurai, Gibson:

SHBA- Ka vrarë me gjakftohtësi 32 persona dhe ky është vrasësi serial  Nicholas Brent Gibson. 32-vjeçari u arrestua dy javë më parë në New York,  si i dyshuar për vrasjen e personit me të cilin ndante shtëpinë dhe që nga vrasja e fundit lindën edhe dyshimet se ai mund të kishte kryer edhe shumë të tjera.

Teksa doli në Gjykatën Penale të Manhatanit një ditë më parë, Gibson pranoi me gjakftohtësi para disa gazetarëve vrasjen e 32 personave, mes të cilëve edhe të 77-vjeçarit Erik Stocker, më të cilin ndante shtëpinë. Theksojmë se në vrasjen e fundit ai kishte përdorur një shpatë samurai  i dhe pretendoi se ishte viktima që donte të vdiste. Të njëjtën armë ai pretendoi se ka përdorur edhe në vrasjet e tjera.

I veshur me rrobat e burgut, me duar e këmbë të lidhura, ai u paraqit para gjykatës mëngjesin e së premtes për një seancë dëgjimore për ekstradim për t’u përballur me akuzat për vrasje në Florida. Ai theksoi para gjykatësve se vrasjen e parë e ka kryer në moshën 12-vjeçare.

Ndërkohë, hetuesit kanë nisur punën intensive duke shqyrtuar raportet për persona të zhdukur për të përcaktuar nëse krimet e Gibson janë reale ose një mburrje boshe e tij që synon të humbasë kohën e policisë e ta bëjë atë famëkeq.

Burimi: Daily Mail 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 32 ekzektuime nicholas brent gibson vrasësi serial shba 32 ekzektuime nicholas brent gibson vrasësi serial shba

Sondazh

Poll