Aktualitet

U ndërtuan gjatë fushatës elektorale, shemben 20 objekte në Sarandë

4 Maj 2021, 14:13 Nga DOSJA
U ndërtuan gjatë fushatës elektorale, shemben 20 objekte në

SARANDË– 20 objekte të cilat janë ndërtuar gjatë periudhës së fushatës elektorale kanë nisur të shemben sot. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, policia Bashkiake e Sarandës, me mbështetjen e forcave të Policisë së Rendit, ka filluar ditën e sotme prishjen e këtyre ndërtimeve.

Aksioni për shembjen e ndërtesave është shoqëruar edhe me përplasje mes uniformave blu dhe pronarëve të ndërtesave. Por, pavarësisht kontestimeve të këtyre të fundit, shembja e ndërtesave ka vijuar deri në fund.

Nuk dihet nëse pronarët e këtyre ndërtesave e kanë ndjekur këtë çështje në gjyq.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet sarande shemben 20 ndertesa ne sarande sarande shemben 20 ndertesa ne sarande

Sondazh

Poll