Bota

Lëndohet në kokë gjatë ndeshjes, ndërron jetë 28-vjeçari japonez mundës në ‘sumo’

4 Maj 2021, 14:59 Nga DOSJA
Lëndohet në kokë gjatë ndeshjes, ndërron jetë

JAPONI-Mundësi japonez sumo ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi ai u godit para një muaji me kokë në tokë, gjatë ndeshjes nga kundërshtari i tij gjatë një turneu me 26 mars.

28-vjeçari i quajtur Mitsuki Amano vdiq nga një ndërprerje akute e frymëmarrjes sipas një deklarate të bërë nga Shoqata Japoneze Sumo, raportojnë mediat.

Pasi mundësi ka arritur ta shtrijë në tokë 28-vjeçarin, ai nuk është ngritur më dhe shërbimet e ambulancës kanë vonuar pasi nuk ishin prezente në vend.

Praktikat arkaike, të kombinuara me një perspektivë të re të dëmtimeve të kokës, kanë nxitur zemërim ndaj këtij sporti në Japoni.

Tani, zyrtarët e sumos po diskutojnë mënyra për të përmirësuar përgjigjen mjekësore të urgjencës, duke përfshirë mënyrën e trajtimit të tronditjeve, në periudhat e ardhshme.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota japoni mundesi sumo vdes mundesi sumo ne japoni japoni mundesi sumo vdes mundesi sumo ne japoni

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2021, 12:07

Dubai, vendi ku as qielli nuk është limiti

DUBAI– Nga kati i 77-të, me një madhësi 2 herë më të madhe sesa ajo olimpike është hapur pishina e resortit Address Beach Resort, ne Dubai.Ajo është cilësuar pi...