Bota

Një grua shtatzënë në Prizren pretendon se është përdhunuar në një hotel, bashkëshortit i tregoi pas dy muajsh

4 Maj 2021, 11:57 Nga DOSJA
Një grua shtatzënë në Prizren pretendon se është

KOSOVË– Një ngjarje sa e rëndë dhe e çuditshme është raportuar sot në Prizren të Kosovës, ku një grua është paraqitur në polici duke denoncuar se gjatë muajit Mars është përdhunuar nga një mashkull i panjohur.

Gruaja ka qenë në një hotel në Prishtinë ku sipas saj një 44 vjeçar ka hyrë në dhomën e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në kohën e ngjarjes gruaja ka qenë 4 muajshe shtatzanë.

Sipas Express, 35-vjeçarja nga Prizreni, më 3 maj ka shkuar në polici bashkë me burrin e saj, për të raportuar rastin që i ka ndodhur në muajin mars të këtij viti.

Burime të gazetës brenda policisë bëjnë të ditur se në kohën kur ka ndodhur ky rast, 35-vjeçarja ka qenë në muajin e katërt të shtatzënisë, ndërkaq bashkëshortit nuk i ka treguar deri më 2 maj.

Njoftimi i policisë:

“Prizren Mars-2021.  Viktima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka bërë të ditur policia.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora perdhunohet gruaja ne prizren perdhunohet gruaja ne prizren

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2021, 11:22

KOSOVË– Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykat...