Bota

Guri e pengoi teksa po punonte tokën, fermeri belg ndryshon ‘padashje’ kufirin Francë-Belgjikë

4 Maj 2021, 13:58 Nga DOSJA
Guri e pengoi teksa po punonte tokën, fermeri belg ndryshon

BELGJIKË-Një fermer në Belgjikë, ka lëvizur pa dijeni gurin i cili shënonte ndarjen e kufirit Belg me atë Francez.

Gjatë kohës që ai po punonte tokën e tij, guri i kishte zënë vendin ku duhej të punonte traktori dhe fermeri e ka lëvizur atë duke e zhvendosur 2.29m më territorin Francez sipas BBC.

Këtë gjë e vuri re një person që e ndiqte me detaje historinë lokale i cili po lëvizte në pyll, por ky incident u prit me pozitivitet nga dy palët në vend që të shkaktonte trazira pasi Belgjika do të ishte më e madhe se Franca pas kësaj levizjeje.

Megjithatë autoritetet i kanë kërkuar fermerit që ta kthejë përsëri gurin në vendin e mëparshëm në rast të kundërt çështja mund të përfundojë në ministrinë e jashtme belge, e cila do të duhet të thërrasë një komision kufitar franko-belg.

Kufiri midis Francës dhe Belgjikës shtrihet 620 km (390 milje). Ai u krijua zyrtarisht nën Traktatin e Kortrijk, nënshkruar në 1820 pas disfatës së Napoleonit në Waterloo pesë vjet më parë. Guri daton që nga viti 1819, kur kufiri u shënua për herë të parë.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota belgjike fermeri leviz kufirin belgjike fermeri leviz kufirin

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2021, 12:07

Dubai, vendi ku as qielli nuk është limiti

DUBAI– Nga kati i 77-të, me një madhësi 2 herë më të madhe sesa ajo olimpike është hapur pishina e resortit Address Beach Resort, ne Dubai.Ajo është cilësuar pi...