Bota

“6 muaj liri e mohuar pa të drejtë”, vajza e Jakup Krasniqit postim prekës: Prej atij mëngjesi urryes, presim krahëhapu

4 Maj 2021, 14:52 Nga DOSJA
“6 muaj liri e mohuar pa të drejtë”, vajza e Jakup

KOSOVË– Teksa kanë kaluar gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga Gjykata Speciale, vajza e tij ka bërë një postim prekës.

Në një shkrim në rrjetin social ‘Facebook’, Gresa Krasniqi ka shkruar se këto janë gjashtë muaj që të atit i është mohuar padrejtësisht liria.

Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa, krahas një fotoje të operacionit të asaj dite.

Më 4 nëntor të vitit të kaluar, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora gresa krasniqi jakup krasniqi gresa krasniqi jakup krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2021, 12:07

Dubai, vendi ku as qielli nuk është limiti

DUBAI– Nga kati i 77-të, me një madhësi 2 herë më të madhe sesa ajo olimpike është hapur pishina e resortit Address Beach Resort, ne Dubai.Ajo është cilësuar pi...