Aktualitet

Holanda fiton Eurosong 2019, Shqipëria renditet në vendin e 18-të

19 Maj 2019, 05:23 Nga DOSJA
Holanda fiton Eurosong 2019, Shqipëria renditet në vendin e 18-të

Izrael- Fitues i Eurosong 2019 është shpallur 25-vjeçari Duncan Laurence me këngën ‘Arcade, i cili përfaqësoi Holandën në këtë kompeticion. Kjo këngë “rrëmbeu” 492 pikë në total. Kënga e tij flet për një dashuri të pamundur me një person që nuk jeton më. Vitin e ardhshëm pritet që spektakli të zhvillohet në Amsterdam.

“E mora historinë nga një person i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha fituesi i Eurovizion 2019 Duncan për fabulën e këngës.

Ndërsa vendin e dytë e zuri Italia me 465 pikë dhe e treta u rendit Rusia, me 369 pikë. Shqipëria me Jonida Maliqin u rendit në vendin e 18 me 90 pikë. Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e dhëna nga publiku, duke e çuar në 90 pikë në total. Pavarësisht renditjes, Jonida Maliqi arriti të rrëmbejë duartrokitje të shumta nga publiku dhe mori vlerësime të mira nga kritikët.

Theksojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme faqja zyrtare e Eurovision në Instagram dha disa sekuenca të interpretimit të artistes shqiptare, duke e shoqëruar me përshkrimin: “Jonida Maliqi na ofroi të gjithë ndjeshmërinë e saj.”

Po kështu BBC në një analizë të shkurtër pas performancës së këngëtares shqiptare ka specifikuar se asnjë vend që ka kënduar i dyti në natën finale të Eurovisionit nuk ia ka dalë të fitojë festivalin.

Duhet të themi se në këtë spektakël nuk mungoi edhe një diva e muzikës, Madonna. Ajo këndoi “Like A Prayer” dhe single e ri, “Future” me Quavo. Mediat e Izraelit raportuan se vokali i këngëtares kishte shumë “pasaktësi”, kështu që u tha se këngëtarja këndoi në playback.(lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eursong 2019 holada fiton eurosong jonida maliqi shqiperia renditet e 19-ta eursong 2019 holada fiton eurosong jonida maliqi shqiperia renditet e 19-ta

Sondazh

Poll