Aktualitet

Bashkia e Tiranës i heq rrugës emrin e Mentor Xhemalit/ I biri i muzikantit: Asnjë zgjidhje prej 6 muajsh

18 Maj 2019, 14:36 Nga DOSJA
Bashkia e Tiranës i heq rrugës emrin e Mentor Xhemalit/ I biri i

TIRANË– Emri i muzikantit të shquar shqiptar Mentor Xhemali nuk është më një emër rruge. Prej 6 muajsh, rruga në Selitë nuk mban më emrin e muzikantit, pasi është hequr nga Bashkia e Tiranës.

Në një intervsitë për Fax News, djali i muzikantit, Maksim Xhemali është shprehur se është njoftuar nga një shok që emri i të atit është hequr nga rruga.

Më tej ai thekson se ka bërë kërkesë në Bashkinë e Tiranës, por prej 6 muajsh nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Intervista e Maksim Xhemalit me gazetaren e Fax News, Eksiola Shehu:

Më lajmëroi një shok, erdhëm e pamë. I këndoi atdheut, por u harrua. Ka 6 muaj që është hequr emri i rrugës në Tiranë, në zonën e Selitës. Gjithë ai artist i madh, është këngëtar i njohur,”- tha Maksimi.

Gazetarja: Deri më tani keni bërë dy kërkesa drejtuar bashkisë të Tiranës. Cila është përgjigjja?

Xhemali: S’kanë ardhur nëpunësit. Në fund të muajit thanë hajde edhe njëherë. Është e tmerrshme, kaq zor i madh qenka t’i vendoset sërish. Është gjeniu i muzikës klasike.

Kam një kërkesë: Shikojeni këtë punë, se ai është i vetmi artist i popullit partizan.

Gazetarja: Keni dijeni nëse emri I është vendosur një rruge tjetër?

Xhemali: Jo asnjë rruge tjetër.

Muzikanti Mentor Xhemali është një nga zërat më të shquar shqiptarë. Ai njihet për këngën “Për ty atdhe”, e cila këndohet edhe sot e kësaj dite.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hiqet emri i rruges maksi xhemali mentor xhemali muzikanti i shquar hiqet emri i rruges maksi xhemali mentor xhemali muzikanti i shquar

Sondazh

Poll