Aktualitet

Zhdukja e vulës së Sulltanit, ish-drejtoresha e Arkivave tregon rëndësinë e simbolit qindravjeçar: Ngjarje e frikshme

18 Maj 2019, 18:50 Nga DOSJA
Zhdukja e vulës së Sulltanit, ish-drejtoresha e Arkivave tregon

TIRANË– Ish-drejtoresha e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika ka reguar pas skandalit të humbjes së vulës qindravjeçare të Sulltanit. Nika tregon se rëndësia e kësaj vule është në faktin se është ndër të paktat objekte të kësaj kategorie, që kanë ardhur deri në ditët tona.

Ish-drejtoresha thotë më tej se ky ferman bashkë me vulën e tij, kanë qenë të ekspozuara me rastin e 50-vjetorit të Arkivës së Shtetit në Muzeun Kombëtar.

Ajo thekson më tej se është e frikshme dhe e trupshme që një ngjarje e tillë të ndodhë në vitin 2019, kur masat e sigurisë janë mjaft të larta.

Vula është pjesë e një fermani të veçantë, të Sulltanit në gjuhën greke. Fermani i jep të drejtën e pronave Manastirit të Kamenës. Ndryshe nga vulat e tjera që kanë qenë prej dylli, kjo vulë është në material metalik, prej plumbi.

Është një ngjarje e turpshme dhe e frikshme njëkohësisht që në vitin 2019, kur mendohet se masat e sigurisë janë më të larta dhe më të garantuara, të vidhen në Arkivin e Shtetit objekte të një rëndësie të tillë,”- u shpreh Nika për gazetën “Panorama”.

Një vulë mbi 400-vjeçare, me rëndësi historike, është zhdukur” në rrethana të mistershme nga zyrat e Arkivës së Shtetit, në Tiranë. Ngjraj ka ndodhur më datë 10 maj dhe është raportuar nga vetë drejtori i Arkivave. Deri më tani janë marr1% në pyetje 15 persona. 

Vetë drejtori i Arkivave, Ardi Bido është shprehur se kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humbja e vules 400 vjecare nevila nika vula e sulltanit humbja e vules 400 vjecare nevila nika vula e sulltanit

Sondazh

Poll