Aktualitet

E frikshme në Tiranë, drejtuesi i motorit thyen xhamin e automjetit me kokë dhe përfundon brenda tij (Foto+VD)

18 Maj 2019, 16:15 Nga DOSJA
E frikshme në Tiranë, drejtuesi i motorit thyen xhamin e automjetit me

TIRANË– Një aksident automobilistik ka ndodhur në kryeqytet në bulevardin “Gjergj Fishta” teksa një motor është përplasur me pjesën e pasme të një automjeti.

Siç shihet edhe në fotot dhe videot e siguruara nga Dosja.al, drejtuesi i motorit ka thyer xhamin e pasëm të një automjeti tip Benz me targa “AA767MA”, dhe ka përfunduar brenda tij.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur shihet i gjakosur në këmbë dhe duar. Herë pas here ai prek kokën që mesa duket e ka lënduar, në momentin që është përplasur me automjetin.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka marrë të plagosurin, ndërsa policia po kryen hetimet e nevojshme.

[sgallery url=”https://dosja.al/e-frikshme-ne-tirane-drejtuesi-i-motorit-thyen-xhamin-e-automjetit-me-koke-2/”]

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane bulevardi gjergj fishta motori perplaset me automjetin aksident ne tirane bulevardi gjergj fishta motori perplaset me automjetin

Sondazh

Poll