Politike

“Betejë në çdo front”/ Basha: Ne po mbledhim provat, ju pyesni treshen Rama-Doshi-Rakipi si i morën votat, 25 prilli ës

4 Maj 2021, 08:56 Nga DOSJA
“Betejë në çdo front”/ Basha: Ne po mbledhim

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike e quajti stërvitjen amerikane në Shqipëri treguesin e qartë se aleanca me SHBA është një aleancë politike ushtarake në bazë të së cilës qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me një etiketim të ri, drejtuar indirekt Ramës “Despot Ballkani”, Basha tha: Le të jetë ky një mesazh i qartë për Despotët e Ballkanit se kjo është aleancë politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.


Basha tha se 25 prilli është një masakër elektorale dhe viktima janë qytetarët dhe jo PD. “Së dyti, zgjedhjet e 25 prillit janë një masakër elektorale dhe viktima nuk është Partia Demokratike. Pavarësisht blerjes masive, shkrirjes së vijave mes partisë dhe shtetit, nuk ia doli dot të ulte përmasat e bashkimit të shqiptarëve.”-tha Basha duke deklaruar sërish se PD nuk ka humbur në 24 prill.

Basha iu sugjeroi mediave që të pyesin treshen Rama-Doshi-Rakipi si i morën votat, ndërsa i akuzoi për lidhje të forta me krimin.

“Prandaj detyrimi ynë nuk është vetëm për kandidatët dhe mbështetësit. Teksa ne vijojmë të mbledhim provat, kamerat dhe mikrofonat duhet të drejtojnë pyetjet e duhura tek dyshja ose thënë më mirë treshja, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat? Si i mori votat Ilir Ndraxhi i Avdylajve?! Si i morën votat djali dhe dhëndrri i Aqif Rakipi, si i mori votat Aurora Mara, gruaja e Gent Marës. Viktima janë qytetarët. Do të luftojmë për demokraci në vend.”-tha Basha.

Kryetari i PD e mbylli fjalën e tij duke deklaruar se beteja e PD është e qartë, dhe i pyetur se a do të rikthehet PD në parlament, la të kuptohej se demokratët do të shkojnë në Kuvend në shtator.

“A mund të pranojë Shqipëria që sot mban në krenari anëtarsimin në NATO, mban me krenari këtë peshë, që nga ana tjetër ti shkatërrohen themelet e demokracisë. Detyra jonë është që të qëndrojmë fort për rikthimin e demokracisë në vend. Kjo betejë do të bëhet në të gjitha frontet dhe përfundimi është i qartë: Rrëzimi i regjimit Doshi-Rama-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë për shqiptarët.”-tha Basha. 

Deklaratat e Bashës vijnë një ditë pas qëndrimit zyrtar të Partisë Demokratike për të mos njohur zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mosnjohje sipas PD, së pari është ligjore dhe me mbledhjen e fakteve do të vendoset nëse do të jetë edhe politike. Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk e sheh dorëheqjen si mundësi, pasi për të, ai dhe grupi i tij, janë të vetmit që mund ta shpëtojnë Shqipërinë. Është ende e paqartë rruga që do të ndjekë PD në këtë situatë, kur qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 iu është dhënë socialistëve me një konfirmim të pastër prej 74 mandatesh.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes lulzim basha doreheqja e lulzim bashes lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 08:14

DURRES- Një moment i sikletshëm që reflekton më së miri përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta u përsërit sot në stërvitjen “Defender E...