Politike

Nuk fitoi mandat në zgjedhje, Bushati teksa futet në Kuvend: Marr akoma telefonata nga qytetarët, në ekip kapiteni mund të

4 Maj 2021, 08:53 Nga DOSJA
Nuk fitoi mandat në zgjedhje, Bushati teksa futet në Kuvend: Marr

TIRANË– Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati ka dhënë ditën e sotme një deklaratë përballë gazetarëve përpara se të futej në Kuvend. Ai u shpreh se Partia Socialiste arriti që të fitonte mandatin e tretë e se ndihet shumë krenar për këtë arritje. Bushati i cili nuk mundi që të fitonte një mandat në zgjedhje, tha se ende merr telefonata nga qytetarët, mirëpo në ekip kapiteni mund të marrë goditje më shumë se të tjerët.


DEKLARATA:

PS arriti që të marrë një mandat të tretë dhe kjo është historike, në Tiranë ne kemi marrë 19 mijë vota më shumë, dhe unë jam krenar për këtë. Mendoj se kemi kapur një rezultat shumë të mirë, ne ishim të sigurt që do të merrnim një mandat të tretë me 74 deputetë. Unë kam qenë 100% i fokusuar te fitorja e PSsë, dhe kam bërë fushatë për numrin 12.

Ne treguam që meritojmë një mandat të tretë, kur je në përballje me kundërshtarët ka vend beteje dhe vend zjarri. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik modest, për mua PS ka dhënë shumë, dhe më vjen mirë që të kem bërë një akt sadopak mohues për veten. Ne kemi anëtarësuar dhe kemi ngritur qendra të reja anembanë Tiranë, PS është forca më e madhe në Shqipëri.

Ne morëm 74 mandate, ajo që dua të vlerësoj është puna e çdo socialisti në Tiranë, me më shumë fokus ne mund të kishim marrë dhe 20 mandate. Marr akoma telefonata nga qytetarët, që ia kanë dhënë personave në listë të pasigurt votën, mendoj se sistemi nuk ishte i studiuar qartë. Shifra e 19 mijë votave më shumë më bën të ndihem krenar, PD arriti që të shkrinte LSI-në dhe mori më shumë vota, në krahasim me 4 vite më parë.

Nuk jemi në politikë për të na ardhur mirë apo keq, secili me të vetën ka kontribuar, fitorja e PS-së është dhe fitorja ime, në ekip kapiteni mund të marrë goditje më shumë apo njësoj se të tjerët, beteja jonë ishte me opozitën”, u shpreh Bushati.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ervin bushati seanca plenare 4 maj 2021 ervin bushati seanca plenare 4 maj 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 08:14

DURRES- Një moment i sikletshëm që reflekton më së miri përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta u përsërit sot në stërvitjen “Defender E...