Politike

Rama flet për diktaturën para ushtarëve amerikanë: Ju ishit e keqja më e madhe! Jemi brymosur nga propaganda e regjimit

4 Maj 2021, 08:07 Nga DOSJA
Rama flet për diktaturën para ushtarëve amerikanë: Ju ishit

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka folur për komunizimin para ushtarëve amerikanë, të cilët ndodhen në Shqipëri në kuadër të “Defender 21”. Në fjalën e tij përshëndetëse, Rama kujtoi propagandën e regjimit të diktatorit Enver Hoxha, kur Amerika përshkruhej si një e keqe e madhe. 


Është lumturi ie veçantë t’ju kemi mes nesh. Iu falenderoj në krye të herës për fjalët që drejtuat sot dhe për vlerësimin që i bëtë përpjekjes kundër pandemisë. Shumë të nderuar gjeneralë, është kënaqësi e madhe dhe nder të kemi kaq shumë yje në një vend të vogël. Kam bindjen se kjo stërvitje është shumë më tepër. Ne vazhdimisht i vlerësojmë marrëdhëniet si të shkëlqyera, por mund të jenë gjithmonë e më shumë falë një besimi të madh. Gjeneraat jonë lindi dhe u rrit ne gjysmën e jetës me idenë që iu nuk duhet kishit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend. Ne të gjithë u brymosur nga propaganda e regjimit me bindjen se jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë Shqipërisë dhe mbarë botës. Është mrekulli e madhe që e kemi ndarë jetën mes dy botëve. Edhe ju do të ndodhë ajo që u ndodh të gjithëve kur vijnë në Shqipëri; duan të kthehen. Shqipëria nuk këshillohet për të ardhur për shkak të stereotipet, por kush vjen dëshiron të kthehet përsëri. Kam besim që kjo do ndodhë edhe me ju,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: “Defender Europe 21”! Shqipëria pret trupat e ushtrisë amerikane/ Në ceremoni marrin pjesë, Rama, Meta e Kim (MOMENTET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike defender 21 edi rama ilir meta yuri kim defender 21 edi rama ilir meta yuri kim

Sondazh

Poll