Politike

Gjuzi dhe Jenishehri ‘njëzëri’ në Kuvend: I themi Ramës se ne nuk i njohim zgjedhjet

4 Maj 2021, 08:43 Nga DOSJA
Gjuzi dhe Jenishehri ‘njëzëri’ në Kuvend: I themi

TIRANË– Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenishehri kanë bërë të ditur se nuk do ti njohin zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fjalës së tyre në Kuvend, ata u shprehën se zgjedhjet ishin të paligjshëm e se nuk do ti njohin.


Gjuzi: Yuri Kim jep mbështetje pa dalë rezultati për PS. Parti kriminale. Një komisioner që nuk lejon emigrantët të votojnë. Prandaj ne jemi këtu, ishim këtu, jemi më të mirët e më të mirëve nga ata që kanë qenë në parlament. I themi Ramës se ne nuk i njohim zgjedhjet. I bëj ftesë 3 kolegëve të mi deputetë që ishim në koalicion. 7 shoqatave mos njohin këtu zgjedhje. Rama do të bëhet President prandaj kërkon të shkarkojë Metën. Nëse Presidenti ka bër shkelje i ka bërë në 2017. Tani ka shkelur tëdrejtën sepse ka ofenduar apo ka thënë diçka për ambasadën amerikane. Nëse Presidenti është i sëmurë, e ftoj të shkojmë në spitalin psiqiatrik dhe të shohim është në rregull Presidenti apo Kujtim Gjuzi.

Jenishehri: Janë bërë shkelje të turpshme. Bankat i shpërndajnë lekët, në kundërshtim me shtetin, në Durrës janë bërë kushedi sesa. Koaliconi jonë do të jetë në krah të popullit, do ti drejtohemi organeve të drjetësisë që këto zgjedhje janë të paligjshme, antikushtetuese. Ju nuk meritoni me qene as qytetarë të Republikës së Shqipërisë, nuk e meritoni as të jeni këtu.

SEANCA/ Rimblidhet Kuvendi 9 ditë pas zgjedhjeve, mungojnë Rama, Ruçi e Hajdari! Opozita parlamentare e “shqetësuar”, Gjuzi e Jenisheri: S’njohim zgjedhjet

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kujtim gjuzi seanca plenare 4 maj 2021 selami jenishehri kujtim gjuzi seanca plenare 4 maj 2021 selami jenishehri

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 08:14

DURRES- Një moment i sikletshëm që reflekton më së miri përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta u përsërit sot në stërvitjen “Defender E...