Politike

‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, Meta fton ushtarët amerikanë: Të gjithë ata që na vizitojnë mbete

4 Maj 2021, 08:19 Nga DOSJA
‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’,

DURRËS– Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftoi ushtarët amerikanë që kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 2021” që të njihen me bujarinë shqiptare. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Meta tha se miqësia shqiptaro-amerikane është e vjetër ndërsa tha se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë i fortë. 


Shqipëria si vend i NATO-s ndjehet e vlerësuar se po organizon stërvitjen. NATO është aleanca më e madhe e lirisë në botë. Mbështetja ndaj saj është unanime. Të nderuar pjesëmarrje, Defender 21, FA do të presin dhe mbështesin trupat që do të kalojnë në Shqipëri. Duke rritur nivelin e përgatitjes për të përmbushur misionin kushtetues. Të gjithë ata që do të na vizitojnë do të mbetën të impresionuar sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Të dashur miq të shumtë nga SHBA, miqësia e fortë është shumë e hershme sesa periudha e shtetit shqiptar. Daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan t’i thurte një prej poemat më të bukura Skënderbeut. Ne do të vazhdojmë në rrugën e lirisë dhe qytetërimit europian.”-tha Meta. 

Lajmi kryesor: LIVE- “Defender Europe 21”! Shqipëria pret trupat e ushtrisë amerikane/ Në ceremoni marrin pjesë, Rama, Meta e Kim (MOMENTET)

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike defender europe 2021 ilir meta defender europe 2021 ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 08:14

DURRES- Një moment i sikletshëm që reflekton më së miri përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta u përsërit sot në stërvitjen “Defender E...