Aktualitet

Trafikim droge, kapen me 150 gram kokainë, arrestohen shqiptarët në Itali

3 Maj 2021, 20:00 Nga DOSJA
Trafikim droge, kapen me 150 gram kokainë, arrestohen shqiptarët

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Itali. Arezzonotizie shkruan se dy shqiptare me iniciale H.A 35-vjeç dhe L.A 28-vjeç u arrestuan në Autostradën Battifolle, pasi u gjetën me 150 gram të pastër kokainë.

Shqiptarët më parë kanë qënë nën vërejtje nga policia italiane për shkak se ata mendohet të ishin shpërndarës droge në qytetin e Arezzo-s. Për këtë arsye policia e Arezzo-s i ngriti prit makinës së shqiptarëve, ku pas kontrollit, atyre iu gjetë një zarf me 150 gram kokainë.  

Pas gjetjes së drogës në makinë, të dy shqiptarët u arrestuan dhe u transportuan në burgun Sollicciano, ku do të gjykohen dhe të marrin dënimin e tyre. 

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret arrestohen shqiptaret

Sondazh

Poll