Aktualitet

“Ik se ta gjej unë Arjanin”, nëna e kuzhinierit të zhdukur tregon bisedën me kreun e PD-së, Tefta Shabanaj: Djalit ia k

3 Maj 2021, 16:41 Nga DOSJA
“Ik se ta gjej unë Arjanin”, nëna e kuzhinierit të

TIRANË– Nëna e Arjan Shabanaj, kuzhinietit që është zhdukur prej thuajse 12 ditësh ka treguar sërish momentet e fundit me të birin.

Në një lidhje në “Shqipëria Live”, Tefta Shabanaj tregon se i biri mezi kishte pritur që të takonte kryedemoktratin Lulzim Basha dhe se më në fund e kishte realizuar këtë dëshirë.

“Morëm vesh që do vinte Basha në 9 për miting. Nuk erdhi në 9, erdhi në 11. Më tha djali, mami dua ta takoj se s’bën. Arjani u ngrit dhe mori ca kokrra vezë këtu tek dyqani i kryetarit të PD-së së Vlorës, se ka një dyqan këtu ai. Më tha çfarë do ti. Unë ha dhe bukë thatë i thashë po ti. Hëngrëm pastaj iku. Më tha se do ikte më herët se mezi priste të takonte Bashën. I kishte folur. Më lini ore ta takoj tha. Mori një dymishe që kishim në shtëpi dhe iku aty. Në orën 12 mbaroi aktiviteti. E pashë unë po vinte Arjani bashkë me të. Njerëzit s’po më linin të futesha. Por ai u tha është mamaja ime. Nejse më lanë, pastaj hipi Basha në makinë, mbaroi dhe djali më tha mos u fut nëna te turma se do të shtypin njerëzit. Arjanin iku me turmën, e pashë që iku me Lulin. Me turmën moj motër me turmën. Dhe unë pastaj ika në shtëpi, thashë, po pse Arjani i vogël është. Unë u shtriva. Më vonë, e mora në telefon dhe ma mbylli. Djalit ia mbyllën telefonin, nuk ma mbylli vetë. Vajta takova policinë, ik nëna më thanë. Në orën 2 e 30 shkova në polici, më thanë ik në shtëpi se nesër ka Lulzimi miting në Vlorë dhe pastaj Arjani do të vijë. Pas tre ditëve, më merr polici dhe më pyet a ka ardhur. Ka 11 ditë pa ardhur në shtëpi, pa më marrë në telefon. U thashë atyre të policisë, merrni degën e Vlorës, dua të di në cilën makinë hipi, me kë iku. Dikush më tha që e kishte dëgjuar se do të ikë me shokët në Vlorë. Arjani nuk kishte probleme me asnjë, ishte vëlla me të gjithë. Por, mendoj se përderisa ma mbylli telefonin, kush e di çfarë shokësh kanë qenë ata, ose kanë qenë kriminelë. Dola dhe në Pazar dhe pashë kryetarin e PD-së. më tha çfarë kërkon o nëna Tefta ik se ta gjej unë Arjanin. Unë nuk kisha natë, nuk kisha gjumë. Nuk ikja unë në shtëpi. Kam takuar kryetarin e PD-së së Selenicës, i thashë o Tomi, ma gjej djalin. Jam vëllai më tha, ai s’ma hap telefonin,”– tha Tefta Shabanaj, duke mos bërë të qartë se me cilin kryetar të selisë blu ka folur saktësisht.

Tashmë nëna e Arjan Shabanaj është vënë dëshpërimisht në kërkim të të birit. Edhe para pak ditësh, Tefta Shabanaj tha se djalin e saj për herë të fundit e pa që nisej drejt mitingut të PD-së, dhe më pas nuk mori vesh më asgjë për të. Ajo tregoi se banorë të zonës i kishin thënë se ai është nisur me makinat e shokëve nga Selenica drejt Vlorës, por ende nuk dihet asgjë më siguri. Përsa u përket autoriteteve, Shabanaj ka treguar se policët e kanë tallur duke i thënë se me siguri djali i saj po gatuan për kryedemokratin Lulzim Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tefta shabanaj zhduket arjan shabanaj tefta shabanaj zhduket arjan shabanaj

Sondazh

Poll