Aktualitet

Bie zjarr një një pallat 12 katësh pranë Gjykatës në Elbasan, evakuohen banorët

3 Maj 2021, 16:46 Nga DOSJA
Bie zjarr një një pallat 12 katësh pranë Gjykatës

ELBASAN- Një pallat 12 katësh është përfshirë ngë flakët pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Elbasan, dhe pallati ku ka rënë zjarri ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit.

Të gjithë familjarët që rezultojnë banues në këtë pallat janë evakuuar, ndërsa dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që mësohet se nga zjarri i rënë në bodrumin e pallatit nuk ka asnjë person të lënduar.   

Sipas njoftimit të policisë mbi ngjarjen bëhet e ditur se zjarri ka rënë në biznesit e personit me iniciale D.Ç, ndërkohë që gjithashtu mesohet se zjarri ka rënë në mënyrë aksidentale. 

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.

Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e elbasanit zjarr tek 12 kateshi ne elbasan gjykata e elbasanit zjarr tek 12 kateshi ne elbasan

Sondazh

Poll