Aktualitet

Defender 21/ Ambasada amerikane i uron mirëseardhjen 3 gjeneralëve të SHBA-së, do të asistojnë nisjen e srëtvitjes

3 Maj 2021, 19:21 Nga DOSJA
Defender 21/ Ambasada amerikane i uron mirëseardhjen 3 gjeneralëve

TIRANË- Ambasada amerikane i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri gjeneralëve amerikanë, Jeffrey Harrigian, Christopher Cavoli dhe Tod Wolters, të cilët do të asistojnë në nisjen e stërvitjes së përbashkët Shqipëri-SHBA, “Defender 21”. Ambasada  në një postim në Facebook, shkruan se këta gjeneralë me 4 yje. 

Postimi i plotë:

“Ne i urojmë mirëseardhjen Gjeneralit Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s; Gjeneralit Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë, si dhe Komandës Ajrore Aleate; dhe gjeneralit Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë. Tri Gjeneralët me katër yje mbërritën sot në Shqipëri për të asistuar në nisjen e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor. #KrahperKrah”, shkruan Ambasada. 

Çfarë është stërvitja “Defender21″?

Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake. Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake. Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane christopher cavoli defender 21 jeffrey harrigian tod wolters ambasada amerikane christopher cavoli defender 21 jeffrey harrigian tod wolters

Sondazh

Poll