Aktualitet

Me dy gishtat lart e qeleshen me shqiponjën në kokë, ky është Arjan Shabanaj, kuzhinieri i VIP-ave nga Selenica që u zhduk

3 Maj 2021, 16:18 Nga DOSJA
Me dy gishtat lart e qeleshen me shqiponjën në kokë, ky

VLORË– Personi që shikoni në foto është 50-vjeçari Arjan Shabanaj, i cili rezulton i humbur që prej datës 21 prill, ditë kur mori pjesë në mitingun e Partisë Demokratike në Selenicë. Sot, thuajse 12 ditë nga zhdukja e tij është publikuar fotoja e Shabanajt që ishte me profesion kuzhinier dhe kishte punuar në shtëpitë e zyrtarëve më të lartë në Shqipëri, si ish-kryeministri Sali Berisha e Presidenti Ilir Meta.

Me dy gishtat lart e qeleshe tradicionale në kokë, Shabanaj ka pozuar në këtë foto vetëm pak muaj para se të zhdukej. Tashmë nëna e tij është vënë dëshpërimisht në kërkim të të birit. Para pak ditësh, Tefta Shabanaj tha se djalin e saj për herë të fundit e pa që nisej drejt mitingut të PD-së, dhe më pas nuk mori vesh më asgjë për të.

Ajo tregoi se banorë të zonës i kishin thënë se ai është nisur me makinat e shokëve nga Selenica drejt Vlorës, por ende nuk dihet asgjë më siguri. Përsa u përket autoriteteve, Shabanaj ka treguar se policët e kanë tallur duke i thënë se me siguri djali i saj po gatuan për kryedemokratin Lulzim Basha.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet tefta shabanaj zhduket arjan shabanaj tefta shabanaj zhduket arjan shabanaj

Sondazh

Poll