Aktualitet

Pandemia nuk ndalon traditën e Karnavaleve në Nartë. Festa vazhdon për tre ditë rresht me banorët e veshur me kostume popu

3 Maj 2021, 16:05 Nga DOSJA
Pandemia nuk ndalon traditën e Karnavaleve në Nartë. Festa

VLORËTradita e Karnavaleve në fshatin Nartë të Vlorës ka vazhduar edhe këtë vit për tre ditë rresht, duke mos u shqetësuar për situatën pandemike të Covid-19.

Fshati i Nartës është pushtuar nga muzika, festa dhe shumëllojshmëria e ngjyrave që krijojnë atmosferën e veçantë të karnavaleve, të cilat ky fshat i feston direkt pas festës së Pashkëve.  

Nga video shihet qartë që nuk është respektuar asnjë masë anti-Covid nga banorët e rinj dhe të moshuar që marrin pjesë në festë, të cilët janë të veshur me kostume popullore dhe janë maskuar si personazhe të ndryshme deri tek ato të përrallave.

Nuk kanë munguar as qytetarët e huaj të cilët kanë kureshtje për ta ndjekur nga afër këtë festë tradicionale të zonës së Nartës.

Festa pagane e karnavaleve e cila i ka rrënjët parakristiane festohet çdo vit në këtë zonë së bashku me festën fetare të Pashkëve.

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet karnavalet ne narte narte vlore karnavalet ne narte narte vlore

Sondazh

Poll