Bota

I përfundon mandati vitin e ardhshëm, Ghebreyesus do të kandidoj sërish për një tjetër 5-vjeçar në krye të OBSH-së 

3 Maj 2021, 17:12 Nga DOSJA
I përfundon mandati vitin e ardhshëm, Ghebreyesus do të kandidoj

SHBA- Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus do të kandidojë sërish për një mandat tjetër në krye të institucionit më të lartë në botë të Shëndetësisë. StatNews shkruan se për të marrë sërish mandatin 5-vjeçar, Ghebreyesus do të shpalosë punën e tij të bërë gjatë kohës si drejtor i OBSH-së, në lidhje me shpërthimin e Ebolës, në Kongo si dhe më pas në shpërthimin e Covid-19.    

Ende nuk dihet nëse do të ketë njerëz të tjerë që do të sfidojnë 56-vjeçarin në kandidaturën për këtë post. Drejtorët e OBSH-së kanë të drejtë vetëm të kandidojnë herë radhazi për këtë post, dhe mandatet që ata kanë janë 5-vjeçare.    

Mandai i parë i Tedros Adhanom Ghebreyesus në këtë post mbaron në vitin 2022. Ai në vitin 2017 hyri në histori për shkak se u bë personi i parë nga Afrika, i cili ka marrë këtë post të lartë në agjencinë globale të shëndetit.    

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota obsh tedros adhanom ghebreyesus obsh tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2021, 16:42

SHBA–CEO i Tesla, miliarderi Elon Musk, ka ngritur një hipotezë ku thotë se realiteti ku jetojmë është një ‘simulim kompjuterik’Sipas mediave, debati ka nisur p...