Bota

Në mungesë të aparaturave të oksigjenit, vajza në Indi i bën frymëmarrje artificiale nënës së infektuar me Covid

3 Maj 2021, 14:09 Nga DOSJA
Në mungesë të aparaturave të oksigjenit, vajza në Indi

INDI-Situata pandemike në Indi vijon të jetë dramatike. Nga mungesa e kushteve mjeksore, kundër Covid19, një vajzë është detyruar ti bëjë frymëmarrje artificiale nënës së sajë, gojë më gojë, e cila ishte e infektuar me Covid-19, në përpjekje për të shpëtuar jetën e saj.

Vajza kujdesej për nënën e cila nuk kishte asnjë mjek që mund ti qëndronte pranë. Spitalet po luftojnë për të trajtuar pacientët mes një mungese kronike të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.

Pamjet shqetësuese të familjeve që kërkojnë shtretër spitalorë dhe pajisje për të shpëtuar jetën kanë dalë prej më shumë se 14 ditësh, ndërsa morgu dhe krematoriumet mbeten të mbingarkuara.

Infektimet vijojnë të jenë në shifra rekord, me 392 mijë raste të shënuara të dielën.

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota covid19 indi indi vajza i ben frymemarrje artificiale nenes covid19 indi indi vajza i ben frymemarrje artificiale nenes

Sondazh

Poll