Bota

Shiste teste Covid false me vlerë 130 euro, arrestohet spanjolli, i ndihmonte klientët edhe me bileta udhëtimi

3 Maj 2021, 13:29 Nga DOSJA
Shiste teste Covid false me vlerë 130 euro, arrestohet spanjolli, i

SPANJË-Një farmacist spanjoll i quajtur El Echido është arrestuar ditën e djeshme pasi ai shiste teste false të Covid-19, në mënyrë që klientët e tij të kishin mundësi të udhëtonin drejt Marokut.

El Echido 24-vjeç shiste në Spanjën Jugore, test Covidi fals, kundrejt pagesës 130 euro duke i dhënë mundësinë njerëzve që në këtë mënyrë të ktheheshin në atdheun e tyre, raporton Protothema.

Farmacisti kishte edhe një agjensi udhëtimesh dhe shiste bileta ajrore duke ndihmuar te huajt edhe me bileta edhe me teste false.

Hetimi i policisë po vazhdon pasi i gjetën atij edhe një kuti analize false PCR.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota el echido spanje test covid fals el echido spanje test covid fals

Sondazh

Poll