Bota

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Haradinaj: Sot jemi të gjithë gazetarë, mbrojtja e tyre është parim i panegociu

3 Maj 2021, 16:18 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Haradinaj: Sot jemi

KOSOVË- Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit. Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se mbrojtja e gazetarëve si dhe mediat së lirë është një nga parimet e panegociueshme si dhe një obligim për lirinë e qytetarëve. Haradinaj është shprehur se të gjithë personat që kërcënojnë, shantazhojnë, dhe sulmojnë median e lirë janë të humbur për shkak se kanë një front të madh përballë.   

Postimi i plotë:

Sot të gjithë jemi gazetarë! Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë. Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora dita nderkombetare e lirise se medias ramush haradinaj dita nderkombetare e lirise se medias ramush haradinaj

Sondazh

Poll