Bota

Brenda dy vitesh! Kompania “Apple” premton nxjerrjen e Iphone-t që paloset në treg, mësoni detajet

3 Maj 2021, 16:20 Nga DOSJA
Brenda dy vitesh! Kompania “Apple” premton nxjerrjen e Iphone-t

SHBA-Kompania e Apple ka folur prej muajsh që po punon për të nxjerrë në treg një cellular Iphone të palosshëm.

Ditën e djeshme analisti i TFI Securities, Ming-Chi Kuo tha se bazuar në një sondazh të industrisë, ai beson se iPhone i palosshëm do të arrijë në 15 milion deri në 20 milion njësi në 2023, raporton CNBC.

Modeli i ri ka të ngjarë të ketë një ekran OLED të palosshëm 8 inç, sipas Kuo. Kjo do të thotë se mund të funksionojë si një iPhone që mund të hapet në një tabletë me një ekran pak më të madh se ekrani 7.9 inç në një iPad mini.

Modeli i palosshëm është tani një “i domosdoshëm” për markat kryesore të smartphone, tha Kuo në një shënim për klientët.

(E.K/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota apple iphone iphone i palosshem apple iphone iphone i palosshem

Sondazh

Poll