Krahasim/ Koloseu në Romë, do restaurohet me 18.5 milionë Euro; Piramida në Tiranë… me 20 milionë Euro
3 Maj 2021, 14:49Nga DOSJA
TIRANË– Paprekshmëri për “kolosët” e PPP-ve në Tiranë/ Edhe tenderi 14 milionë Euro për “rilindjen” e Teatrit të Operas e Baletit, është dëshmi se taksat publike në Shqipëri, po trajtohen si pasuri private në duart e Ramës dhe klientëve pranë tij.
Po bëjmë një krahasim faktesh, midis investimeve publike në Itali e Shqipëri:
– Para 24 orësh, Qeveria Italiane, njoftoi se ka miratuar fondin me vlerë 18.5 milionë Euro, për rikonstruksionin dhe rinovimin e ambjenteve të brendshme të Koloseu-t në Romë.
– Më 13 tetor 2020, kryeministri Rama dhe Kryetari i Bashkisë-Tiranë, Erjon Veliaj, njoftuan me bujë, se miratuan rinovimin e mjediseve të Piramidës në Tiranë, me vlerë 14.4 milionë Euro me TVSH.
– Në muajin mars 2015, Ministria e Kulturës, akordoi 2.4 milionë Euro fonde “investim emergjence kulture”, për rehabilitimin e mjediseve të brendshme të Piramidës, por u pastruan vetëm zhgarravinat në fasadën kryesore.
– Në muajin tetor 2017, Bashkia e Tiranës, shpenzoi me tender 3.2 milionë Euro, për “rivitalizim-rijetëzimin” e mjediseve të brendshme e të jashtme të Piramidës, por zëvendësoi vetëm pllakat në shkallët hyrëse e mbolli disa lule.
A nuk lëshon “erë vjedhje”, fakti që qeveria italiane e Bashkia Romë, do rikonstruktojnë, restaurojnë dhe rinovojnë mjediset e brendshme të Koloseu-t të ndërtuar 2000 vite më parë, duke harxhuar 18.5 milionë Euro fonde publike.
Ndërsa “kolosët” e PPP-ve në qeverinë shqiptare e në Bashkinë Tiranë, kanë harxhuar e do harxhojnë 20 milionë Euro fonde publike, për “rilindjen” e Piramidës, objekt i ndërtuar 32 vite më parë.
Edhe tenderi për “rinovimin e mjediseve të Operas e Baletit në Tiranë, kushtoi fillimisht 14 milionë Euro, ndërsa pas prerjes së shiritit prej Ramës, iu shtuan edhe 1.6 milionë Euro pa tender.
Një gjë është tepër e sigurt: Edhe nëse ky fakt krahasimor, do bëhet objekt denoncimi në SPAK, dosja e kostos së tenderit për Piramidën, nuk ka asnjë dyshim që do dalë “me letra të pastra”, ose do mbahet pezull, si dosjet me vlerë 1 miliardë Euro për PPP-të në landfille e shëndetësi.
TIRANË– Për të disatën herë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë do të jetë e mbyllur. Sipas njoftimit më të fundit, deri në datën 14 maj dogana e ...
TIRANË– Shifrat tregojnë se papunësia në vitin që lamë pas ishte në nivele mjaft të larta.Të gjesh një vend të lirë pune në këto kohë është padyshim ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se këtë javë pritet që në Shqipëri të vijnë mbi 11 mijë doza vaksinazh nga Pfizer. Në një postim në faq...
TIRANË– Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se pas fushatës dhe procesit zgjedhor situata është në...
TIRANË– Orë ankthi, me një pikëpyetje që i gërryen zemrën, ka përjetuar prej 12 ditësh 72-vjeçarja Tefta Shabanaj. Me lot në sy dhe e pa shpre...
Aktualitet 3 Maj 2021, 12:46
TIRANË– Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka komentuar rrëzimin e kërkesës së SPAK për konfiskimin e pasurisë së pronarit të ‘Golden Resort’. Hoxh...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamje nga vizita e kryeministrit Edi Rama, dje në qytetin e Vlorës. Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka p...
TIRANË– Shqipëria ka hequr karantinën për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, e cila zgjati rreth dy javë.Media maqedonase Alsat, shkruan se kom...
DURRËS– Një protestë është zhvilluar ditën e sotme në Durrës nga banorët e lagjes 12. Ata kanë dalë në protestë për shtrimin e rrugës. Banorët janë shprehu...